Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 8 maj shqyrtimin e ankimit të SPAK kundër vendimit që detyron Strukturën e Posaçme të regjistrojë hetim ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit Artan Gaçi.
Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.
The post SPAK apeloi vendimin për Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën, shtyhet seanca në Apel appeared first on GIJOTINA.