Lëkundje tërmeti në Korçë, ndihen edhe në Pogradec

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në juglindje të vendit.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 e Shkallës Rihter, teksa lëkundjet janë regjistruar rreth orës 22:46.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 km në juglindje të Pogradecit, teksa ka patur një thellësi fokale prej 5 km.

Mësohet se tërmeti është ndjerë në zonën e Pogradecit dhe Maliqit.

The post Lëkundje tërmeti në Korçë, ndihen edhe në Pogradec appeared first on GIJOTINA.