Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e saj me Kylie

Nicole Flender, mamaja e Timothée Chalamet ka folur për herë të parë për Kylie Jenner.

Në një intervistë për Curbed, Nicole u shpreh se Kylie është e adhurueshme.

“Duhet ta them: Ajo është e adhurueshme. Është shumë e sjellshme me mua”, u shpreh Nicole.

Flender iu bashkua Timothée-t, 29 vjeç, dhe Jenner-it, 27 vjeç, në Oscar-ët e vitit 2025, kur aktori i ‘Call Me By Your Name’ ishte i nominuar për aktorin më të mirë për rolin e tij në ‘A Complete Unknown.

Jenner, e cila ishte ulur pranë tij, u ngrit nga vendi në mënyrë që të ulej e ëma e tij. Ajo donte që Nicole dhe Timothée të ishin bashkë gjatë atij momenti vendimtar në karrierën e aktorit.

“Timothée nuk i kërkoi Kylie-t të ndryshonte vendin me të ëmën e tij, por ajo e mendoi ta bënte atë gjest aq të ëmbël”, tha një burim për Page Six.

Kylie dhe Timothée janë bashkë që prej vitit 2023.

The post Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e saj me Kylie appeared first on Lapsi.al.