Gjykimi për Berishën, GJKKO mblidhet në seancën e radhës

Këtë të martë do të mbahet seanca e radhës për kreun e PD Sali Berisha, për dosjen “Partizani”.

Seancat janë shtyrë prej disa muajsh. Ditën e sotme pritet të shihet nëse do të ketë një vendimmarrje për kalimin ose jo për gjykim të Berishës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën “detyrim paraqitjeje”.

The post Gjykimi për Berishën, GJKKO mblidhet në seancën e radhës appeared first on www.lexo.al.