Raphinha lag topin me ujë para penalltisë: plasin polemikat, proteston Celta Vigo

Raphinha po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën. Në javën e fundit të La Liga, sulmuesi i gjithanshëm brazilian ishte vendimtar me penalltinë që i dha fitoren ekipit të tij ndaj Celta Vigos në minutat shtesë. Një video ka treguar një gjest të veçantë të Raphinhas, i cili para se ta gjuante penalltinë, lagu topin me ujë. Cili ishte qëllimi i këtij “stratezimi”? Shumë në rrjet janë indinjuar duke theksuar se penalltia duhej të ishte përsëritur.

Çfarë ndodhi te penalltia?

Ndërkohë që lojtarët e Barcelonës dhe ata kundërshtarë po diskutonin me arbitrin për penalltinë vendimtare të akorduar për vendasit, Raphinha u mor me rikuperimin e topit për ta ekzekutuar vetë. Pasi doli jashtë vijës së fushës, pranë portës kundërshtare, ish-lojtari i Leeds mori një shishe uji që ndodhej aty afër dhe e derdhi mbi top si të mos kishte ndodhur asgjë. Pas këtij veprimi mund të fshihej tentativa për t’ia vështirësuar punën portierit kundërshtar, me një përparësi të vogël.

Një shpjegim i mundshëm është se qëllimi ishte ta bënte topin më të rrëshqitshëm dhe më të rëndë, për të vështirësuar kontrollin nga portieri. Në fakt, edhe vetë Raphinha, kur u përpoq ta ngrinte sferën, e pa t’i rrëshqiste nga duart – viktimë e trukut të tij.

Megjithatë, ai nuk pati nevojë për ndihmë të tillë, edhe pse për pak centimetra: portieri kundërshtar e kuptoi drejtimin e goditjes, por nuk arriti ta prekte topin. Shumë tifozë të Celta Vigo, pasi panë videon në rrjetet sociale, shpërthyen në zemërim, duke e quajtur gjestin të pandershëm. Madje disa kërkuan përsëritjen e ndeshjes – një kërkesë pa bazë reale.

Raphinha soaked the ball before his penalty because a wet ball is heavier and slipperier; making it harder to predict or grab.

Genius in the details pic.twitter.com/dowkqm2wjZ

— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) April 21, 2025

The post Raphinha lag topin me ujë para penalltisë: plasin polemikat, proteston Celta Vigo appeared first on Lapsi.al.