U tha se u kontrollua banesa e Veliajt, burime nga vendngjajra: Kontrollet s’kanë lidhje me kryebashkiakun, janë bërë një kat më lartë

Agjentë të BKH-së kanë kryer kontrolle pasdite vonë në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Burimet thonë se kontrollet janë kryer në të njëjtën godinë brenda rezidencës ku ndodhet edhe apartamenti i Veliajt, por të njëjtat burime konfidenciale sqarojnë se agjentët kanë qenë në një banesë një kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut.

Avokatët e Erion Veliajt deklarojnë se kontrollet e BKH-së nuk kanë lidhje me Veliajn, pasi nëse do të ishin për të, do të ishin edhe ata të pranishëm gjatë kontrolleve.

The post U tha se u kontrollua banesa e Veliajt, burime nga vendngjajra: Kontrollet s’kanë lidhje me kryebashkiakun, janë bërë një kat më lartë appeared first on www.lexo.al.