LAJM I FUNDIT/ U arratis nga spitali i burgut të Lezhës, arrestohet Daut Laze (FOTO)

Policia e Shtetit njoftoi se është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 4 shkurt 2025.

“Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë. Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al 

The post LAJM I FUNDIT/ U arratis nga spitali i burgut të Lezhës, arrestohet Daut Laze (FOTO) appeared first on Lapsi.al.