Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagoset një prej shoferëve

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të Hëne në aksin Lezhë-Laç.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.

Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor.

Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.

The post Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagoset një prej shoferëve appeared first on GIJOTINA.