Aksident në aksin Lezhë – Laç, përplasen 2 automjete

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën mbi urën e lumit Mat në zonën e Fushe-Milotit.
Nga përplasja e automjeteve burimet bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është transportuar ne Spitalin Rajonal te Lezhës për kontroll mjekësor.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej mjeteve.

The post Aksident në aksin Lezhë – Laç, përplasen 2 automjete appeared first on Lapsi.al.