Ndahet nga jeta aktori i “Dazed and Confused”

Aktori  Nicky Katt, i njohur për rolet e tij në filmat “Dazed and Confused” dhe “School of Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është zbuluar për fansat nga avokati i tij, John Sloss. Shkaku i vdekjes nuk është bërë emde i ditur.

Katt lindi më 11 maj 1970 në South Dakota dhe nisi karrierën si aktor fëmijë në vitet ’80, me paraqitje në seriale si “CHiPs” dhe “Fantasy Island”. Ai u bë i njohur për interpretimin e personazheve kompleksë dhe shpesh të errët, si në filmat “A Time to Kill”, “The Limey”, “Boiler Room” dhe “The Way of the Gun”. Në televizion, ai spikati me rolin e mësuesit Harry Senate në serialin “Boston Public”.

The post Ndahet nga jeta aktori i “Dazed and Confused” appeared first on Lapsi.al.