“Më goditën”/ Video e foshnjës në krahët e nënës, simbol i mαsαkrës ruse në Sumy

Një video prej vetëm disa sekondash, por që ka një kuptim të madh. Një nënë që mban në krahë vajzën e saj të vogël menjëherë pas masakrës në Sumy të Ukrainës.

Gruaja ka disa gërvishtje në fytyrë dhe mënga e xhaketës së saj është e njollosur me gjak. Vogëlushja bërtet: “Më goditën”. Në dorë ka një zinxhir të vogël me kryq.

Video po bë xhiron e botës. Nga një sulm me raketa balistike në qytezën e Sumy në verilindje të Ukrainës u vranë të paktën 34 persona dhe mbi 115 të tjerë u plagosën. ©LAPSI.al

The post “Më goditën”/ Video e foshnjës në krahët e nënës, simbol i mαsαkrës ruse në Sumy appeared first on Lapsi.al.