Do shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë (Emrat)

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale ‘trafikim të armëve të zjarrit me qëllim shitjen’. Si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Suspend 1’, është bërë e mundur vënia në pranga e dy të rinjve, Dejvi Naci 21 vjeç dhe Albi Spahaj 24 vjeç. Mësohet se policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak të cilën e konstatuan gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit.

Bëhet me dije se 24-vjeçari u vu në pranga për moskallëzim krimi pasi po shoqëronte të riun.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar”Suspend 1”. Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari. Në pranga dhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit Dejvi Naci 21 vjeç dhe Albi Spahaj 24 vjeç, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Do shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë (Emrat) appeared first on GIJOTINA.