Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë të Kadastrës, për legalizimin dhe ndërtimin e tre objekteve pa leje në Palasë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat Falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm.
Sipas Prokurorisë, tre personat me inicialet A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në Palasë. Këta persona, gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje, kanë aplikuar në Kadastrën e Vlorës për legalizimin e tyre me dokumente false.
Mes të akuzuarve është edhe kryeplaku i fshatit Palasë për falsifikim dokumentesh si edhe tre ekspertët I.T., E.P. dhe D.M, pasi kanë hartuar dokumente me të dhëna të rreme. Punonjësit e ASHK kanë shpërdoruar detyrën duke mos verifikuar kushtet dhe kriteret për përfitmin nga legalizimi.
Në lidhje me këtë vepër janë marrë të pandehur:
1. K.T., Drejtor i ASHK-së Vlorë
2. E.M, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë pranë ASHK-së Vlorë
3. E.Y., Përgjegjës i Sektorit të Kalimit të Pronësisë pranë ASHK-së Vlorë
4. T.M, Specialiste e Sektorit të Kalimit të Pronësisë në ASHK-në Vlorë
5. S.R., Specialiste hartografe pranë Sektorit të Hartografisë në ASHK-në Vlorë
6. A,D., Specialist terreni pranë Sektorit të Legalizimeve në ASHK-në Vlorë
7. F.D., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë
8. M.J., Specialist në Sektorin e Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë
9. D.M., Përgjegjës i Hartografisë dhe Regjistrimit pranë ASHK-së Vlorë
10. A.Rr., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit
11. T.H., me detyrë Specialist IT-pranë ASHK-së Vlorë.
Në “Sekuestro preventive” u vendosën pasuritë e paluajtshme:
1. Pasurinë me nr.200/353, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.
2. Pasurinë me nr. 200/352, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 79 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 192 m2, për banim 192 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 237 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.
3. Pasurinë me nr. 200/351, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.
The post Legalizuan 3 objekte pa leje në Palasë, dërgohen në gjyq 17 persona, zyrtarët e Kadastrës dhe ndërtuesit appeared first on GIJOTINA.