Europa League nën pushtetin e borës: Uefa vendosi, Bodo/Glimt-Lazio do të luhet

Tetë ndeshjet e para çerekfinale të Europa dhe Conference League do të luhen mbrëmjen e sotme. Spikat përballja në Lyon, ku francezët do të presin Manchester United. Drithërues e i paparashikueshëm edhe takimi në Londër ku Tottenham pret gjermanët me pretendime të Eintracht Frankfurt. Bajrami e Rangersi i tij do të presin baskët e Athletic, që në mendje kanë finalen në shtëpinë e tyre, ndërsa mes dëborës Lazio duhet të përballojë furinë e akullt të Bodoe/Glimt.

LUHET EDHE NË DËBORË

Mbledhja teknike mes UEFA-s dhe delegacioneve të klubit Lazio dhe Bodo/Glimt, e zhvilluar këtë mëngjes në orën 10:30, ka vendosur që të vazhdohet rregullisht me zhvillimin e ndeshjes së pasdites së sotme në orën 18:45, e vlefshme për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League.

Delegati i UEFA-s ka komunikuar në fakt se “nuk ekzistojnë kushtet për shtyrje”: pas reshjeve të dendura të dëborës që ranë mbi qytetin norvegjez të vendosur përtej Rrethit Polar Arktik gjatë natës dhe mëngjesit, parashikimet e motit njoftojnë në fakt për një përmirësim duke filluar nga mesdita.

Stadiumi Aspmyra Stadion është i pajisur me një sistem të brendshëm ngrohjeje, brenda orës së fillimit të ndeshjes – kanë siguruar përgjegjësit e UEFA-s – kushtet e fushës së lojës do të jenë të tilla që të mundësojnë zhvillimin e ndeshjes.

Bodø by Kampdag pic.twitter.com/0YLAUcUVyP

— FK Bodø/Glimt | Seriemester 2024 (@Glimt) April 10, 2025

Knockout Stage Europa League

18:45 Bodoe/Glimt – Lazio
21:00 Lyon – Manchester United
21:00 Rangers – Athletic Club
21:00 Tottenham Hotspur – Eintracht Frankfurt

Në Conferencë League favoritët e mëdhenj Chelsea e Fiorentina do të jenë të impenjuar në transfertë. Anglezët do të priten në Varshavë nga Legia, ndërsa italianët luajnë ndaj Celje. Nuk duket e vështirë në letër sfida që Betis ka në Sevilje përballë Jagellonias, ndërsa Djugarden përplaset me Rapidin e Vjenës.

Conference League Quarter-Finals

18:45 Legia Warszawa – Chelsea
21:00 Djurgaarden – Rapid Wien
21:00 NK Celje – Fiorentina
21:00 Real Betis – Jagiellonia Bialystok

The post Europa League nën pushtetin e borës: Uefa vendosi, Bodo/Glimt-Lazio do të luhet appeared first on Lapsi.al.