Klima rreth ndeshjes së Champions League mes PSG dhe Aston Villa është tashmë e zjarrtë, deri në atë pikë sa 24 orë para fillimit të ndeshjes, në qytet mbizotëron kaosi. Natën kanë ndodhur përplasje të dhunshme mes dy tifozerive, të cilat janë ndeshur në një bar në qendër të Parisit: për pak sekonda disa burra të veshur me të zeza shkatërruan gjithçka dhe u goditën me shqelma, grushte dhe madje edhe me ndonjë stol.
Pamjet e përleshjes janë tronditëse dhe autoritetet ende nuk e kanë sqaruar nëse bëhej fjalë për një takim të paracaktuar apo nëse gjithçka ka nisur papritur. Por sido që të ketë qenë, mbi këtë ndeshje kishte tashmë një vëmendje të veçantë: asnjëherë më parë nuk ishte regjistruar një episod dhune mes dy tifozerive, por ky takim ishte cilësuar tashmë si me rrezik incidentesh.
Përleshja masive mes tifozëve në Paris
Pamjet e regjistruara nga brenda barit janë tronditëse dhe tregojnë klimën e terrorit që mbizotëronte në Paris mbrëmjen e djeshme. Rreth 24 orë para fillimit të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League mes PSG dhe Aston Villa, disa përfaqësues të dy tifozerive janë takuar në qendër të qytetit duke shkaktuar një përleshje të çmendur. Në video duken qartë disa burra që grinden, ndërsa të tjerë hedhin stolë apo madje i përdorin ata si armë për të goditur rivalët.
PSG and Aston Villa fans clashing in Paris ahead of tomorrows game. pic.twitter.com/pkw56M32JG
— Football Away Days (@FBAwayDays) April 8, 2025
Lexo më tej: Barcelona, në Kamp Now për të thyer Murin e Verdhë: prova e dytë “angleze” për PSG
Skenat e dhunës janë të pabesueshme, por ende nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për një takim të planifikuar. Aston Villa nuk arrinte në këtë fazë të kompeticionit që nga viti 1983 dhe ky event historik ka bërë që 3000 tifozë të ndërmarrin udhëtimin, megjithëse ishin vënë në dispozicion vetëm 2000 bileta për klubin anglez. Kjo do të thotë se të paktën një mijë anglezë kanë mbërritur në Paris pa pasur mundësi të hyjnë në stadium, një situatë që ka bërë të shtohet vëmendja mbi këtë ndeshje të cilësuar si me rrezik. Pavarësisht vëmendjes së veçantë, asgjë nuk ka mundur ta ndalë përleshjen, e cila ka vazhduar për mjaft kohë përpara se të ndërhynte policia për ta shuar.
The post Përleshje e egër në një bar në Paris: tifozët e PSG e Villa sherr me tavolina e stola appeared first on Lapsi.al.