Filipinasi kërkon t’i dërgojë letër familjes së Ilaria Sulës, për t’i kërkuar falje

Filipinasi Mark Samson kërkon t’i dërgojë një letër familjes së Ilaria Sulës për t’i kërkuar falje. Kështu ka bërë të ditur avokati Fabrizio Gallo, një nga mbrojtësit e të riut që takoi djalin në burg mëngjesin e sotëm.

I pandehuri, shpjegon mbrojtja, “do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias sepse ai nuk mund ta bëjë këtë në këtë moment.”

23-vjeçari ka rrëfyer vrasjen e studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë dhe u gjet e pajetë më 2 prill brenda një valixhe në një luginë në Poli.

Sipas asaj që është zbuluar nga hetimet e deritanishme, i riu ka vrarë vajzën në banesën e familjes së tij në via Homs, në lagjen afrikane të Romës, kur nëna e tij ishte në shtëpi dhe e ndihmoi të fshihte gjurmët.

The post Filipinasi kërkon t’i dërgojë letër familjes së Ilaria Sulës, për t’i kërkuar falje appeared first on Lapsi.al.