Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do të publikohen dosjet që dëshmojnë lidhjet e politikës me krimin

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nga organet e policisë do të largohen të gjithë individët e inkriminuar. Ai u shpreh se shumë shpejt do të bëhet publike një dosje voluminoze me 1 milion faqe bisedash, që sipas tij dëshmojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit dhe politikës.

“Qytetarët shqiptarë duhet të ndahen njëherë e mirë nga bota e krimit, nga droga dhe të rikthehen tek ligji, të drejtat e tyre, vendi dhe shpresa”, tha Berisha.

Ai shtoi se të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin do të dalin para drejtësisë.

“Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë”, theksoi Berisha në fjalën e tij

Sali Berisha: Nga organet e policisë do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dosjen 1 mln faqe të bisedave që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do të bëhen publike që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit, nga droga dhe t’i rikthehen ligjit e të drejtave të tyre, vendit dhe shpresës.

Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!

The post Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do të publikohen dosjet që dëshmojnë lidhjet e politikës me krimin appeared first on GIJOTINA.