Këlliçi: Rama në 12 vite kishte prioritet pasurimin e tij, ne do kthejmë drejtësinë dhe dinjitetin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetet sociale për “Paketën e Dhembshurisë”.

Këlliçi shkruan se kjo paketë garanton minimumin jetik, pensione të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje.

Më tej në statusin e tij, Këlliçi shprehet se këto pika nuk mund të realziohen nga Rama, pasi në 12 vite prioriteti i kyeministrit ka qenë vetëm pasurimi i tij dhe i banditëve.

“Paketa e Dhembshurisë!

Partia Demokratike beson tek tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Por asnjëra nga këto fjalë nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme, pa siguri financiare e as mjekësore.

Duke marrë parasysh këtë gjendje emergjence të varfërisë, Partia Demokratike zotohet të ndërhyjë menjëherë me Paketën e Dhembshurisë.

Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.

Asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, i cili ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes, duke mbajtur shtresa të gjëra të shoqërisë në zgripin e mjerimit. Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë, është drejtësi dhe dinjitet”, shkruan Këlliçi.

The post Këlliçi: Rama në 12 vite kishte prioritet pasurimin e tij, ne do kthejmë drejtësinë dhe dinjitetin appeared first on GIJOTINA.