Europiani i mundjes, Valiev i sjell Shqipërisë medaljen e parë dhe shkon në finale

Mundësi, i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev është kualifikuar në finalen e peshës 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Në sfidën gjysmëfinale të zhvilluar pak më parë, ai fitoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov. Një sfidë mjaft e bukur e mundësit Valiev, që i sjell Shqipërisë medaljen e parë në këtë turne kontinental.

Më herët, në çerekfinale, ai pati fituar 10-0 ndaj Ramazan Ramazanov. Në finalen e peshës 74kg, që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës, mundësi shqiptar do të përballet me rusin Zaurbek Sidakov.

Ndërsa mundësi Zelimkhan Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2.

Gjithsesi, Abakarov do të duelojë nesër për medaljen e bronztë ndaj një rivali që do të dalë nga “ripeshkimet” e kësaj peshe.

The post Europiani i mundjes, Valiev i sjell Shqipërisë medaljen e parë dhe shkon në finale appeared first on GIJOTINA.