Përplasi me makinë të moshuarin, përfundon në pranga 18-vjeçari

Policia e Kukësit ka arrestuar 18-vjeçarin Sh. M., i cili duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në rrugën “EKSOD 99”, ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar, H. K.

I moshuari ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi me makinë të moshuarin, përfundon në pranga 18-vjeçari appeared first on Lapsi.al.