U vendosën në pranga pas ‘çmontimit’ të grupit kriminal/ Dalin emrat e tre shqiptarëve të përfshirë, trafikuan 2 ton kokainë në Itali

Dy grupe kriminale u goditën nga hetimet e Prokurorisë Publike të Breshias në Itali, si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës që çoi në arrestimin e 45 personave, mes tyre 3 shqiptarë.

Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 mijë kilogramë kokainë, 1.500 kilogramë hashash dhe 700 kilogramë marijuanë, i raportuar në media.

Në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina (datëlindja 1990) dhe Gjon Prela (1985). Në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi (datëlindja 1976).

The post U vendosën në pranga pas ‘çmontimit’ të grupit kriminal/ Dalin emrat e tre shqiptarëve të përfshirë, trafikuan 2 ton kokainë në Itali appeared first on www.lexo.al.