Kryeministri në detyrë Albin Kurti është gjobitur nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.
Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit pasi ndodhej për vizitë jashtë vendit. Pas kësaj, më 19 shkurt 2025, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore që ta detyronte kryeministrin të dëshmojë.
Në përgjigje, Zyra e Kryeministrit dërgoi një letër në Gjykatën Themelore, ku kërkoi që intervistimi të zhvillohej në ambientet e Kryeministrisë, duke theksuar se kjo ishte një praktikë e zakonshme dhe se Kurti ishte i gatshëm të bashkëpunonte. Megjithatë, ai refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale, duke e konsideruar thirrjen si një veprim të motivuar politikisht.
Në datën e fundit të caktuar nga Prokuroria për të dëshmuar, Kurti nuk u paraqit por vendosi të merrte pjesë në një aktivitet tjetër, të përuronte një çerdhe. I pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës Kurti me ironi tha se ndonjëherë ai dënohet, por se gazetarët nuk duhet të mërziten për këtë gjë.
The post Fefuzoi të dëshmonte në prokurori, 250 euro gjobë për Kurtin appeared first on GIJOTINA.