Çmendet Mourinho, kap nga hunda trajnerin e Galatasaray: Buruk rrëzohet, plas sherri

Një ndeshje me “bollino të kuq” që para se të fillonte dhe që përfundoi me tre përjashtime, një përleshje që përfshiu edhe pankinat dhe ndërhyrjen e policisë me pajisje kundër trazirave në fushë. Skena çmendurie në derbin e Kupës së Turqisë mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt, e gjitha për “fajin” e një gjesti të portugezit Mourinho, i cili në fund të ndeshjes e kapi për hunde kolegun e tij, Okan Buruk.

Në përfundim të ndeshjes së Kupës së Turqisë, të humbur 1-2 nga Fenerbahçe përballë Galatasaray, José Mourinho e kapi për hunde trajnerin kundërshtar Okan Buruk. Ish-lojtari i Inter u rrëzua në tokë pas kontaktit me portugezin.

ÇFARË NDODHI?

Portugezi e ndoqi, e kapi për hunde dhe Buruk u la të binte në tokë, ku qëndroi me duart në fytyrë, duke u ankuar për dhimbje dhe duke e dramatizuar situatën. Rreth tij u krijua menjëherë një rrëmujë, e cila shumë shpejt u shndërrua në përleshje pas shtyrjeve të para. Situata degjeneroi për pak sekonda, duke detyruar ndërhyrjen e policisë në fushë për të qetësuar gjakrat. Tensioni kishte filluar që në minutën e dytë shtesë, kur gjyqtari u detyrua të nxirrte tre kartonë të kuq në të njëjtën kohë për tre lojtarë nga pankinat e të dy skuadrave.

Derbi i Kupës së Turqisë përfundoi me një shfaqje të turpshme, përveçse me fitoren 2-1 të Galatasarayt ndaj një Mourinhoje tejet nervoz. Vendimtar për miqtë ishte dygolëshi i një tjetër emri të njohur për Serie A-n, Osimhen, i cili brenda 27 minutash e drejtoi ndeshjen në favor të skuadrës së tij dhe praktikisht e çoi atë në gjysmëfinale.

LE CRAQUAGE DE JOSÉ MOURINHO !

Au terme d’une fin de match tendue et marquée par la victoire de Galatasaray contre Fenerbahçe en Coupe de Turquie, l’entraîneur portugais est venu pincer le nez de son homologue Okan Buruk…. qui en a bien rajouté au moment de tomber. pic.twitter.com/ZToNks7HB2

— RMC Sport (@RMCsport) April 2, 2025

The post Çmendet Mourinho, kap nga hunda trajnerin e Galatasaray: Buruk rrëzohet, plas sherri appeared first on Lapsi.al.