Bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët.

Bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, pjesë e takimit teknik në Samitin e Sigurisë Kufitare, të mbajtur në Londër.

Gjatë samitit u diskutua për gjetjen e formave dhe mënyrave sa më efikase për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e emigrantëve.

Drejtor Neritan Nallbati referoi në samit eksperiencën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtuesi i Samitit, Graemme Biggarm, Drejtor i Përgjithshëm i NCA-së, vlerësoi Policinë shqiptare dhe theksoi: “Bashkëpunimi i shkëlqyer operacional mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare është shembulli më i shkëlqyer që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët në luftën e përbashkët kundër trafikimit të qënieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimit të organizuar”.

Gjatë samitit, Drejtor Nallbati zhvilloi një takim miqësor me Drejtorin e NCA-së, takim i cili konfirmoi mbështetjen e NCA-së (Policisë gjermane), për Policinë shqiptare.

Po gjatë Samitit, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Saimir Boshnjaku takoi Drejtorin për Migracionin në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javit, i cili falënderoi Policinë shqiptare për profesionalizmin dhe përkushtimin për të parandaluar dhe goditur kontrabandimin e emigrantëve.

The post Bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët. appeared first on www.lexo.al.