U rrëzua nga shtylla ku po punonte, dërgohet për në spital 58-vjeçari

Një elektricist në Kuçovë është rrëzuar nga shtylla e tensionit ku punonte dhe është transportuar në spital.

Sipas asaj që raporton policia, ngjarja ka ndodhur në nënstacionin elektrik në Kuçovë, me 58-vjeçarin me inicialet V. K. që është rrëzuar dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post U rrëzua nga shtylla ku po punonte, dërgohet për në spital 58-vjeçari appeared first on Lapsi.al.