Superliga/ Egnatia arratiset në krye të renditjes

Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat. Pas 3 barazimesh radhazi, kampionët në fuqi mposhtën Bylisin me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”.

Ekipi i Edlir Tetovës mori 3 pikët falë golave të Lushkjes dhe Guindos.

Rrogozhinasit pas kësaj fitoreje kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 më shumë se Vllaznia.

Ndërkohë, Bylis zbret në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.

The post Superliga/ Egnatia arratiset në krye të renditjes appeared first on GIJOTINA.