Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang

Plani trevjeçar i rritjes së pagave ka sjellë zhvendosje në nivelin e pagave në sektorin publik. Në tremujorin e fundit të 2024-ës, grupi më i madh i punonjësve ishte ai me paga bruto 60.001-95.000 lekë (24.6%). Ndërkohë, përqindja e të punësuarve me pagë minimale ra në 14.2%, nga 26% një vit më parë. Rritje pati edhe në kategoritë me paga më të larta, sidomos mbi 120.000 lekë në muaj, që arriti 14.1% të totalit.

Paga mesatare mujore bruto u rrit me 11.2% në 83.401 lekë në tremujorin e fundit të 2024-ës. Rritja ishte më e theksuar në sektorin publik (+14.3%), duke arritur në 100.400 lekë, ndërsa në sektorin privat paga mesatare u rrit me 9.5%, duke arritur në 76.000 lekë.

Qeveria synon që paga minimale të arrijë në 500 euro në 2026-ën, por rritja e pagave pa produktivitet mund të ndikojë negativisht, duke rritur kostot e prodhimit dhe ulur konkurrueshmërinë. Ndërmjet 2022-2023, rritja e pagës minimale shkaktoi largimin e klientëve të huaj nga industria përpunuese. Pavarësisht rritjeve, Shqipëria mbetet vendi me pagat më të ulëta në Ballkan dhe Evropë

 

The post Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang appeared first on GIJOTINA.