Situata në Myanmar pas tërmetit të fortë që goditi vendin mbetet kritike. Me numrin e viktimave që vijon të rritet, ku deri më tani janë raportuar mbi 1700 humbje jetë, numri i të plagosurve po ashtu mbetet i lartë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin pasi edhe spitalet janë shkatërruar nga goditja e tërmetit, duke rritur në këtë mënyrë domosdoshmërinë për furnizime për transfuzion gjaku, kujdes kirurgjik, ilaçe.
“Tërmeti ka shkatërruar objektet e kujdesit shëndetësor, eksperët pavarësisht të gjithave po përpiqen të menaxhojnë fluksin e individëve të lënduar. Ekziston një nevojë urgjente për trauma dhe kujdes kirurgjik, furnizime për transfuzion gjaku, anestetikë, ilaçe thelbësore dhe mbështetje për shëndetin mendor”, thuhet më tej në deklaratë.
The post Numri i viktimave në rritje/ OBSH: Tërmeti ka shkatërruar godinat shëndetësore në Myanmar, duhet mbështetje urgjente appeared first on www.lexo.al.