Mjedisi, pyjet dhe kullotat, Berisha: Mafia i ka pushtuar këto fusha

Duke folur në prezantimin e programit të PD për ‘Shqipërinë Madhështore’, për pyjet, mjedisin dhe kullotat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ky sektor është në emergjencë kombëtare.

Sipas tij, mafia ka pushtuar këto fusha.

“Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare.

Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha shtoi se qeverisja e Partisë Demokratike do të vendosë standardet më të mira evropiane për këto fusha specifike.

“Menaxhimi transparent dhe i ndershëm, sot dihet, po të shkosh nga Elbasani gjer në Kolonjë, të shohësh kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. Kjo është e vërteta.

A janë të gjitha të tij apo jo, nuk e di, por atij i del emri edhe në Kolonjë, edhe në Librazhd, kjo është e vërteta”, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

The post Mjedisi, pyjet dhe kullotat, Berisha: Mafia i ka pushtuar këto fusha appeared first on GIJOTINA.