Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Levan të Fierit. Një 68-vjeçar është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Policia bën me dije se 68-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Goditet nga treni i mallrave Fier-Vlorë, përfundon në spital 68-vjeçari appeared first on Lapsi.al.