10 arsye pse një prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 maj

Ogerta Manastirliu vazhdon të përdorë postin e saj për të bërë propagandë për Partinë Socialiste. Së fundmi, ministrja e Arsimit shpërndau 10 arsye pse duhet votuar për PS-në.  Ndaj këtyre postimeve ka reaguar edhe drejtuesi i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, i cili tregon 10 arsyet pse kjo ministre nuk duhet votuar.

Reagimi

1. Sepse nxënësit shqiptarë u renditën të fundit në botë në testin PISA.

2. Sepse ajo qeshi dhe “lau duart”, kur në dyert e shkollës ‘Fan Noli’ u vra i ndjeri Martin Cani.

3. Sepse u çoi drejtorin trafikant droge nxënësve të shkollës Jan Kukuzeli.

4. Sepse u krijua grup i strukturuar në UBT ku vetëm një blender u ble 2000 euro.

5. Sepse lejoi akreditimin e Wisdom në këmbim të një çante Louis Vuitton.

6. Sepse 7 pedagogë të Elbasanit rropën studentët nga paratë duke shitur notën edhe me 1 thes patatesh.

7. Sepse “Mbesa e Ramës” mashtroi qindra nxënës nën dijeninë e zv. Ministres, duke përdorur Ambasadën Amerikane.

8. Sepse mbështeti dhe amnistoi plagjiaturat e Rektorit të UT dhe Dekanes së FDUT.

9. Sepse u mori peng diplomën studentëve të mjekësisë.

10. Sepse shkollat i ktheu në shtëpi bari, magazina, gjellëtore dhe hambarë.

The post 10 arsye pse një prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 maj appeared first on GIJOTINA.