Të shtëna në Kamëz, plagoset i riu

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të premte në Kamëz. I lënduari është një 25-vjeçar, i cili është qëlluar në këmbë. Sipas policisë, i riu është transportuar në spital dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, që sipas policisë, ka ardhur pas një konflikti të çastit, nuk është arrestuar ende nga autoritetet.

“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M.Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

The post Të shtëna në Kamëz, plagoset i riu appeared first on GIJOTINA.