Çudia në Durrës, çifti irlandez gjen mbi 41 mijë Euro pranë supermarketit

Një çift irlandez është gjetur në një situatë të pazakontë në Shqipëri. Policia e Shkodrës njoftoi se ata kanë dorëzuar mbrëmjen e së enjtes në drejtori një shumë prej 41 mijë eurosh.

Ata kanë deklaruar se paratë i kanë gjetur më 26 Mars në afërsi të një supermarketi në Durrës.

“Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr. 13, Durrës”, njoftoi policia.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

The post Çudia në Durrës, çifti irlandez gjen mbi 41 mijë Euro pranë supermarketit appeared first on GIJOTINA.