Breshëri dëmton të mbjellat në Lushnje

Moti i keq me reshje të shumta breshëri ka bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë.

Siç shihet nga fotot, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.

Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.

The post Breshëri dëmton të mbjellat në Lushnje appeared first on Lapsi.al.