Berisha: Do të jem në kongresin e PPE, të them të vërtetat e Shqipërisë

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një nga pikat e rëndësishme që u trajtua në takimin e zhvilluar dje me biznesin, ishte pikërisht fakti që grupet e interesit nuk përfillen nga shteti, një shqetësim që sipas tij iu bë e ditur nga vetë të pranishmit.

Berisha u shpreh se kjo ndodh pasi grupet e interesit janë zëvendësuar tashmë në grupe familjesh.

“Isha dje në takim me biznesin që shfaqën shqetësimin se si grupe interesi nuk përfillen nga askush. Kjo sepse grupet e interesit janë zëvendësuar në grupe familjesh”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët, Berisha ka pranuar se do të jetë në kongresin e Partive Popullore Europiane.

The post Berisha: Do të jem në kongresin e PPE, të them të vërtetat e Shqipërisë appeared first on GIJOTINA.