“Berisha po kandidon për hallet e vajzës dhe djalit”, Shabani: Pas 11 majit do të përfaqësojë një parti të vogël

Endri Shabani i Nismës ‘Thurje’ u shpreh se Sali Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur.

Madje parashikon që pas zgjedhjeve të 11 majit Berisha të përfaqësojë një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.

“Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë për fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën. Çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit.

Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësojë një parti të vogël”, tha Shabani në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

The post “Berisha po kandidon për hallet e vajzës dhe djalit”, Shabani: Pas 11 majit do të përfaqësojë një parti të vogël appeared first on www.lexo.al.