Plas sherri mes gjimnazistëve te ‘Sami Frashëri’, të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit (VIDEO)

-Një konflikt mes disa gjimnazistëve të ‘Sami Frashërit’ në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë.

3 prej tyre kanë qenë të ulur në një kafe aty pranë dhe krejt papritur janë ngritur dhe kanë kapur një djalë që ecte në rrugë, duke e pyetur me emër nëse je filani dhe menjëherë kanë nisur ta gjuajnë me grushte dhe sende të tjera.

Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, për fat mirë asnjeri prej tyre nuk është lënduar rëndë dhe kanë marrë mjekim.

Dyshohet se 3 djemtë kanë ngatërruar objektiv, pasi kishin në plan të rrihnin një tjetër. Djali, i cili dyshohet se do të rrihej nga djemtë është gjetur për t’u pyetur dhe sqaruar për çfarë është konflikti mes tyre.

The post Plas sherri mes gjimnazistëve te ‘Sami Frashëri’, të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit (VIDEO) appeared first on www.lexo.al.