Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën motoçiklisti (Emri)

Një aksident tragjik ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër.

Sipas burimeve, një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës.

Drejtuesi i motomjetit Arben Tanushi mësohet se ka ndërruar jetë.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe transportimit të tij në spital, i plagosuri nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

 

The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën motoçiklisti (Emri) appeared first on GIJOTINA.