Aksident i rëndë në aksin Lezhë – Shkodër, humb jetën 51-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër. 

Mësohet se një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motor, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, Arben Tanushi, 51 vjeç, gjatë rrugës për në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /LAPSI.al

The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë – Shkodër, humb jetën 51-vjeçari appeared first on Lapsi.al.