Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
5/20
Diell
Kukës
3/18
Diell
Lezhë
5/20
Diell
Dibër
4/20
Diell
Durrës
7/20
Diell
Tiranë
8/21
Diell
Elbasan
8/22
Diell
Berat
5/21
Diell
Vlorë
             
9/20
Diell
Korçë
4/18
Diell
Gjirokastër  
5/21
Diell
Sarandë
9/20
Diell

The post Parashikimi i motit, 9 Mars 2025 appeared first on GIJOTINA.