Makina përplas këmbësoren në Tiranë, banorët e zonës e transportojnë në spital

Një incident i rëndë ka ndodhur në Lundër, ku një grua është përplasur nga një automjet, duke mbetur e plagosur.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe goditi këmbësoren.

Pas aksidentit, banorët e zonës reaguan menjëherë, duke e transportuar të plagosurën me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe po mbahet në komisariat për të dhënë shpjegime mbi rrethanat e aksidentit.

The post Makina përplas këmbësoren në Tiranë, banorët e zonës e transportojnë në spital appeared first on GIJOTINA.