Familja kërkoi ndihmë, gjendet 7-vjeçari që doli nga shkolla dhe nuk u kthye në shtëpi

Është gjetur 7-vjeçari, i cili doli nga shkolla ditën e sotme, por nuk u kthye më në shtëpi.

I mituri Andi Çakalli mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa ende nuk dihet se ku është gjetur dhe rrethanat e zhdukjes së tij.

Alarmin për zhdukjen e 7-vjeçarit në Elbasan e ngritën familjarët e të miturit, pasi djali doli nga shkolla “Naim Frashëri” dhe nuk u kthye në banesë.

The post Familja kërkoi ndihmë, gjendet 7-vjeçari që doli nga shkolla dhe nuk u kthye në shtëpi appeared first on GIJOTINA.