Gjendet një person i pajetë në ‘Rrugën e Kombit’, dyshohet se është përplasur nga makina

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve të Lezhës.

Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Ai është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarëseve, dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policise

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.

 

The post Gjendet një person i pajetë në ‘Rrugën e Kombit’, dyshohet se është përplasur nga makina appeared first on GIJOTINA.