Gjermani/ Makina përplaset me turmën, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur

Dy persona raportohet se kanë vdekur në Mannheim të Gjermanisë, pasi një makinë përplasi një turmë në rrugën Planken, në lagjen tregtare të qytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane sipas të cilave, 25 persona janë lënduar, ndërsa shoferi i automjeti është ndaluar nga policia.

Po sipas mediave gjermane, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aksident apo veprim të qëllimshëm.

Sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga Mannheim24, makina u përplas me turmën me shpejtësi të madhe pranë Kullës së Ujit, një pikë referimi në qytet.

Mannheim ndodhet në shtetin gjerman të Baden-Wuerttemberg. Policia thotë se një operacion është duke u zhvilluar në qendër të qytetit. “Qytetarët këshillohen të shmangin qendrën e qytetit”, shkruan policia në rrjetin social X.

Spitali Universitar Mannheim po përgatitet për një situatë emergjente. Sipas shtypit gjerman, kjo është një masë standarde në këto raste.

The post Gjermani/ Makina përplaset me turmën, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur appeared first on GIJOTINA.