Aksident në Librazhd, mbrojtësja metalike çan makinën – Pamjet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë jashtë korsisë së rrugës.

Për pasojë, mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja ka depërtuar në makinë, në anën e pasagjerit.

Fatmirësisht, drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti.

The post Aksident në Librazhd, mbrojtësja metalike çan makinën – Pamjet appeared first on GIJOTINA.