Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin e autostradës “Lezhë- Fushë Krujë”.

Viktimë ka mbetur një këmbësor. Drejtuesi i automjetit qe shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se 77-vjeçari Rexhep Tamizi ka humbur jetën ne vend si pasojë e goditjes.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe dhe ndërprerja në mënyrë të gabuar të rrugës nga ana e viktimës .

Po punohet për zbulimin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Njoftimi i policise

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

 

 

The post Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri) appeared first on GIJOTINA.