Aksident tragjik në aksin Peqin-Elbasan, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, ku 2 persona humbën jetën ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete: një makinë tip Benz dhe një furgon pasagjerësh, i drejtuar nga shtetasi, Anesti Bufi.

Ky i fundit, së bashku me disa pasagjerë, është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga makina, pasi dyert e saj janë bllokuar për shkak të dëmtimeve të mëdha nga përplasja.

The post Aksident tragjik në aksin Peqin-Elbasan, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur appeared first on Lapsi.al.