Vrαsja e palestinezes në Tiranë, autor i κrimit dyshohet se është babai i 24-vjeçares

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet. Sipas hetimeve dyshohet se e reja u vra nga babai saj dhe jo nga bashkëshorti, siç u raportua fillimisht. Që do të thotë se autori që po kërkon policia është babai i 24-vjeçares dhe jo partneri.

24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe babai i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më 19 shkurt. Viktima dhe babai i saj raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.

Babai i viktimës pasi kryerjes së krimit e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe ka dalë shumë qetë nga banesa ku ishin akomoduar. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës. Po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

The post Vrαsja e palestinezes në Tiranë, autor i κrimit dyshohet se është babai i 24-vjeçares appeared first on Lapsi.al.