Partia Demokratike ka mbyllur procesin e Primareve në 12 qarqe. Anëtarësia votoi kandidatët për garën e 11 majit.
Të drejtën e votës e ushtroi edhe kryedemokrati Sali Berisha, i cili e konsideroi procesin një akt shprese për demokracinë e vendit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njoftoi se deri në orën 16:00 kanë votuar 41 666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10 779 votues, ndjekur nga Fieri me 4240 dhe Korça me 3738 votues.
Votimi ishte sipas parimit një anëtar, një votë dhe në nivel qarku.
The post Primaret e PD për kandidatët e 11 majit, mbyllet procesi i votimit appeared first on GIJOTINA.