Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për tu izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C,

në vendet e ulëta: 6 / 16 °C,

në vendet malore: 1 / 12 °C.

The post Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot appeared first on www.lexo.al.